Categories Lajme

Lamtumirë Eduard Leli! Në teatrin ‘Petro Marko’ homazhe për vëllanë e kryebashkiakut të Vlorës

Lamtumirë Eduard Leli! Familjarë, miq, të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, Eduard Lelit, ose “Edi” siç ai njihet në qytetin e Vlorës.

Ceremonia e homazheve është zhvilluar në teatrin “Petro Marko”, ku më pas do të përcillet për në banesën e fundit dhe do të prehet në paqe në varrezën pranë babait të tij.

Eduard Leli, biznesmen, drejtues i televizionit lokal te Vlorës dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut Dritan Leli ndërroi jetë ditën e djeshme pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila kurohej prej më se një viti.

Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit.
Ai ishte edhe drejtues i televizioni lokal ”Tv One”, ndërsa ka mbajtur edhe postin e menaxherit të konfindustrisë në qytetin e tij të lindjes. I martuar me volejbollisten Marjana Leli, babai i tre fëmijeve Kristo ,Eri dhe Meku  , i njohur dhe i vlerësuar në qytetin e tij për dinamizmin human dhe profesional. Ngushëllime familjarëve nga redaksia e VloraNews…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME