Categories Sport

Lamtumirë Vervoort, në moshën 40 vjeçare kampionia paraolimpike zgjedh Eutanasinë

Marieke Vervoort i ka dhënë fund jetës me eutanasinë në moshën 40-vjeçare. Kampionia paraolimpike që kishte fituar një medalje ari, dy argjendi dhe një bronzi, i ka dhënë fund vuajtjeve të saj, e cila që prej moshës 14 vjeçare kur ajo vuante nga një sëmundje e rëndë muskulare që i shkaktonte dhimbje dhe paralizë të këmbëve.

Qëllimet e saj ishin të qarta pas Lojërave Olimpike të Rios në 2016, ku sportistja kishte njoftuar se kishte ndër mend të zhvillonte këtë praktike, që në Belgjikë është e ligjshme, nëse kushtet e saj do të rëndoheshin më shumë. ’po shijoj akoma çdo moment të vogël. Kur të vij momenti që ditët e shëmtuara të jenë më të shumta se të bukurat, i kam gati dokumentet për Eutanasinë. Por ajo kohë akoma nuk ka ardhur’. Pavarësisht sëmundjes së rëndë, ajo ka praktikuar një jetë sportive me pasion, përpara se të luajë basketboll në një karrige me rrota, ajo ka ushtruar gjithashtu edhe notin.

Belgia kishte fituar medalien e arit në 100m dhe të argjendit në 200 metra në një karrocë, në Lojërat Paraolimpike në Londër të 2012, gjithashtu të argjendit në 400 m dhe të bronzit në 100 metra në Brazil, 4 vjet më vonë. Në Brazil ajo kishte probleme me shikimin dhe kishte kriza të vazhdueshme epileptike. Ajo tha në Rio që kjo ishte hera e fundit që merrte pjesë në gara. ’Pas Lojërave paraolimpike, kur unë mos të garoj më do të shijoj çdo moment të vogël dhe do të jap energjitë e mia për familjen dhe miqtë, një gjë që nuk mund ta bëja më parë, sepse më duhej të stërvitesha çdo ditë’.

Vervoort kishte firmosur dokumentet për të ju nënshtruar eutanasisë që në 2008. Gjithmonë në Rio ajo kishte thënë që lejimi i vdekjes në mënyrë të asistuar i kishte dhënë kurajon për të vazhduar të jetonte për të gjithë kohën që ka dashur dhe kishte insistuar në faktin që kjo praktikë nuk mund të cilësohet ‘vrasje’. ‘Kjo gjë i jep njerëzve një ndjesi paqeje. Nëse nuk do i kisha pasur ato dokumente- kishte shpjeguar ajo- mendoj që do të kisha vrarë veten, sepse është shumë e vështirë të jetoj me kaq shumë dhimbje, vuajtje dhe gjithë këtë pasiguri’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Emri\ Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME