Categories Lajme

Lamtumirë vulave në pasaportë/ hyn në fuqi sistemi i ri i ‘Hyrje-Daljes’ për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

Pas tre vitesh shtyrjesh për arsye teknike dhe shqetësime mbi privatësinë, që nga data 12 tetor në aeroportet evropiane do të fillojë zbatimi i sistemit të ri të identifikimit biometrik, i cili u dedikohet qytetarëve të vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Ky rrjet kamerash dhe softuerësh quhet Entry/Exit System (EES) dhe do të nisë gradualisht, ndërsa funksionimi i plotë është planifikuar për në prill 2026. Por çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?

Nuk do të ketë më radhë për vulën në pasaportë

Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Sistemi i ri është menduar vetëm për udhëtarët jashtë vendeve të BE-së, të përjashtuar nga detyrimi për vizë, si ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Japonia, Brazili dhe shumë vende të tjera, të cilët hyjnë ose dalin nga zona Shengen për qëndrime afatshkurtra. Domethënë, për udhëtime deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve – gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, skanimi i irisit – regjistrohen, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre. Përpara se sistemi i ri të mund të përshpejtojë realisht kontrollin në kufi, duhet bërë një regjistrim paraprak. Udhëtarët jashtë vendeve të BE-së do ta kryejnë këtë drejtpërdrejt në terminalet automatike të vendosura në zona të posaçme të aeroporteve ose pikave kufitare.

Procesi është i thjeshtë: terminali skanon pasaportën, mbledh shenjat e gishtave dhe bën një fotografi të fytyrës suaj. Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave. Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të detyrueshme, përfshirë: konfirmimin e adresës së qëndrimit, dhe verifikimin e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në zonën Shengen.

Të dhënat e hyrjeve dhe daljeve (si dhe ato për refuzimet e hyrjes) do të ruhen për 3 vjet. Ndërsa dosjet individuale me të dhënat personale do të mbahen një ditë më shumë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen automatikisht, dhe do të jetë e nevojshme që të mblidhen përsëri nga e para.

Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin. BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos./Corriere Della Sera

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME