Categories Sport

Laporta e konfirmon në stol, Koeman qëndron te Barça!

Pavarësisht eliminimit nga Champions League në raundin e 1/8-ave nga Paris Saint Germaine forma që ka treguar Barcelona në muajt e fundit ka qenë me të vërtetë për t’u duartrokitur.

Me Ronald Koeman në krye blaugranat kanë siguruar finalen e Kupës së Mbretit duke përmbysur humbjen 2-0 të gjysmëfinales së parë ndaj Sevillas ndërkohë që falë një serie të gjatë rezultatesh positive radhazi në La Liga, Barça papritur e sheh veten në garën për titull pasi është vetëm 4 pikë larg Atleticos kryesuese.

Koeman u zgjodh për të drejtuar Barcelonën në fillim të këtij sezoni nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu dhe me marrjen e drejtimit të klubit nga ana e Joan Laportës që fitoi zgjedhjet e reja pak javë më parë, e ardhmja e holandezit në stol u vu në diskutim pavarsisht se ish-trajneri i portokallinjëve ka kontratë deri në 2023-in me Barçën.

Megjithatë nga ajo që raportohet nga Spanja, e ardhmja e Koeman është zgjidhur. Mësohet se presidenti Laporta, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të klubit, kanë takuar trajnerin dhe i kanë shprehur besimin e plotë në aftësitë e tij dhe kanë dhënë garancinë se holandezi do të jetë te Barça edhe në sezonin e ardhshëm.

Zbulohet se mes palëve është biseduar edhe për merkaton, me Koeman, që kërkon lojtarë si Wijnaldum, Depay dhe Garcia dhe klubi ka shprehur dëshirën për t’i afruar këta lojtarë. Në këtë mënyrë Koeman zgjidh edhe dilemat e tij për të ardhmen, shqetësim që e kishte treguar qartë në daljet e tij në media para pak javësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME