Categories Lajme, Politike

Lapsus apo “tallje me paramendim”? Premtimi i Ramës vihet në dyshim të madh nga ajo që tha

Ditën e djeshme kryeministri Rama doli para mediave për të shpalosur planin e tij për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve, një plan që ai e ka quajtur “Pakti për Universitetin”.

“Pakti për Universitetin” është një lloj pakete e merituar së fundmi nga mbledhje e qeverisë dhe sipas Ramës ofron zgjidhje për studentët më shumë se për 8 pikat që ata kanë paraqitur.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha:

“Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.
Po ashtu studentët nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë të reja në muaj.
Dua të theksoj se një bazë për të subvencionuar 100% tarifën ka qenë, por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo gjë të bëhet drejtpërdrejtë nga qeveria për çdo student që ka këto kritere.
Studentët me notë mesatare mbi 9-të në çdo program studimi përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.
E po ashtu, në çdo program studimi përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj. Ndërkohë që deri sot, kjo masë ishte në nivelin 8100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën, por edhe mbështetjen e qeverisë, drejtpërdrejtë, për studentët më të mirë.
Do t’i japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve të tjerë, duke përfituar 50% të tarifës së regjistrimit, drejtpërdrejtë nga buxheti, për pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit. Që do të thotë, të gjithë studentët aktualë për pjesën e mbetur të këtij viti akademik, edhe ata me 4-tër dhe me 5-së, nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta.
Ndërkohë që me vitin e ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6-të e sipër do të humbasin këtë mbështetje nga buxheti  i shtetit.”

Nëse e vutë re në të gjithë fjalimin Rama thotë “tarifë regjistrimi” dhe jo “tarifë studimi” dhe të dyja këto kanë një diferencë realisht të madhe nga njëra-tjetra.

Tarifë regjistrimi është ajo me një vlerë nga 16 deri në 35 mijë lekë të vjetra që paguhet thjesht për mandatin e regjistrimin si student në X fakultet dhe kjo bëhet në vitin e parë të.
Tarifë studimi është tarifa që paguhet çdo vit nga studentët dhe mund të shkojë nga 400 mijë lekë të vjetra deri në 2 milion të vjetra që është për masterin shkencor.
Ndërsa studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimit, kryeministri foli vetëm për tarifë regjistrimi.

A është ky një lapsus nga kryeministri apo një “tallje me paramendim”?!

Vështirë të jetë lapsus me kaq përsëritje, madje edhe në Instagram ka postuar këtë foto:

Komentet u takojnë juve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME