Categories Sport

Largimi i Messit, Bartomeu flet qartë dhe pastër: E ka vetë në dorë

Ditët e fundit te Barcelona janë përhapur zëra që ylli i skuadrës, Lionel Messi do të largohet në fund të sezonit nga “Camp Nou”.

Kjo ka ngjallur reagimin e shumë specialistëve të futbollit, të cilët e kanë cilësuar largimin e “pleshtit” argjentinas nga klubi katalanas si një vendim të gabuar. Por, për presidentin e kampionëve të La Liga, Josep Maria Bartomeu, Messi është një tifoz i madh i klubit dhe e ka vetë në dorë për të vendosur të ardhmen.

Messi nënshkroi deri në vitin 2021. U ra dakord që në fund të sezonit të parafundit ai të jetë i lirë të largohet falas. Ai e ka fituar atë liri për të vendosur të ardhmen e tij, por ai është shumë Cule (tifoz i Barcelona) dhe unë jam i qetë. Xavi, Iniesta dhe Puyol të gjithë kishin të njëjtën klauzolë dhe ne nuk mund t’i jepnim Messit një klauzolë tjetër. Por përsëris se nuk kam dyshime se ai do të qëndrojë për shumë vite me ne.”-tha Bartomeu për “Barca Tv”.

Gjasat për një largim të mundshëm të Messit janë të mëdha, teksa një dyshim i fortë vjen nga merkato e zhvilluar nga klubi gjatë kësaj vere. Blerja e Antoine Griezmann nga Atletico Madridit e afron akoma dhe më shumë Messin me largimin.

Francezi ka pothuajse të njëjtat karakteristika me argjentinasin dhe shihet si një opsion për të qënë pasuesi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME