Categories Showbiz

Largohet e detyruar nga Kongo, Evelina vjen në Shqipëri: Isha e humbur, në spital vinte vetëm policia

Evelina nga Kongoja i Afrikës është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila ka treguar se në Shqipëri ka ardhur sepse ishte e detyruar të linte vendin e saj, por nuk dha shumë shpjegime për këtë pjesë.

Ajo rrëfen momentet e vështira që ka kaluar kur ka arritur në Shqipëri. Ishte shtatzënë në muajin e 8 dhe pas 3 javësh ajo ka lindur djalin e saj Viktorin, i cili tani është 7 vjeç. Evelinën e kanë mbështetur disa organizata, ku ka jetuar aty dhe madje e kanë ndihmuar të gjejë dhe punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pyetjesh të ka bërë Viktori gjatë këtyre viteve?

Evelina: Për prindërit e mi dhe për babin e vetë.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e tu ku janë?

Evelina: Janë në Kongo.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke pa i parë?

Evelina: Që kur kam ardhur këtu.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk i fton në Shqipëri?

Evelina: Është pak e vështirë për të marrë vizën, sepse në Afrikë ka ambasadë shqiptare vetëm në Egjipt. Është e vështirë që të shkosh në Egjipt, të marrësh vizë dhe të vijë deri këtu.

Ardit Gjebrea: Në momentin e parë që ke ardhur në Shqipëri, si e ke ndjerë veten?

Evelina: Shumë e humbur, kam qenë dhe e stresuar, po i bëja në pyetje vetes time, ku jam, pse kam ardhur, çfarë do bëj këtu, nuk kam familje, nuk kam dikë, nuk e di gjuhën, domethënë isha shumë, shumë keq.

Ardit Gjebrea: Kush të ka ndihmuar?

Evelina: Kur kam lindur djalin, unë isha vetëm me policë  që vinte në spital se nuk e dija, nuk kisha njeri domethënë. Pastaj më erdhi në ndihmë një organizatë që ka bashkëpunuar me një organizatë tjetër “Të ndryshëm, të barabartë” .

Ardit Gjebrea: Ata të ndihmuan?

Evelina: Po shumë.

Ardit Gjebrea: Po ku ke jetuar?

Evelina: Unë kam jetuar tek organizata “Të ndryshëm të barabartë”.

Ardit Gjebrea: Të strehuan atje, të dhanë punë?

Evelina: Po më ndihmuan për të gjetur punë dhe ta ndihmoja gjuhën shqipe se e kisha shumë dëshirë. Ishim shumë vajza, po duke parë që vajzat flisnin shqip edhe unë isha e vetmja që nuk flisja shqip, më erdhi dëshira ta mësoj. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME