Një 37 vjeçar i cili vuante edhe nga disa sëmundje të rënda ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në spitalin Rajonal të Dibrës.Burime pranë këtij spitali thanë se është dyshuar që 37 vjeçari, të ketë qenë pozitiv. Nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37 vjeçarit. Institucionet shëndetësore në Dibër janë në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultojë pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.
Categories
Lajme
Largohet na jeta 37-vjeçari në Dibër, thuhet se ishte pozitiv
