Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogia e njohur e departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë Ledina Karteri. Lajmi është konfirmuar nga Universiteti Europian i Tiranës, ku ajo ishte prej vitesh Doktore e Shkencave. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ata njoftojnë se Karteri vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka mundur dot ta përballojë. Karteri ka lënë pas bashkëshortin dhe edhe dy djemtë të vegjël.
Karriera e pasur e Ledina Karterit:
Me përvojë disavjecare në mësimdhënie në nivel universitar të lëndëve: Matje Elektronike, Komunikime Inxhinierike, Hyrje në Informatikë, Teoria e informacionit dhe kodeve, Fibrat Optike, Elektronika për Telekom, Përpunimi numerik i figurës, Sistemet Operative, Ëeb Design, Bazat e Informatikes, Komunikim te Dhenash, dhe asistente për lëndët Arkitektura Kompjuterike, Organizimi I Sistemeve Kompjuterike, Kontrolli Automatik, Telekomunikacionet, Sistemet e avancuara të Telekomunikacioneve, Multimedia, Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Sistemet operative në kohë reale, Automatizimi, “Algoritmikë”.
Ka qenë asistente IT në departamentin e të dhënave, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të “Posta Shqiptare”. Ka qenë lektore në Universitetin Këidzyn, Poloni si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka qenë lektore në Universitetin e IT në Ëroclaë, Poloni sërisht si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ka publikuar artikuj shkencor në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si në Angli, Gjermani, Finlandë, Belgjikë, Ceki, Francë, Slloveni, Serbi, Bullgari, Indi, SHBA.