Categories Lajme

Maturantët do kthehen në klasa/ jo më shumë se 15 nxënës

Klasat e 12 do të kthehen në shkollë për konsultime nga 18 maji deri në 5 qershor në masa mbrojtëse. Si në këto ambjente që shikoni, ku janë vendosur sinjalizues për distancën e në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës, të pajisur me maska dhe doreza.  Nga 8 qershori deri në 18, maturantët do të testohen. Tani më janë njohur me programet orientuese të maturës si dhe ndryshimet e tezave.

Jo vetëm struktura e zhvillimit të maturës shtetërore ka ndryshuar, por edhe përmbajtja e provimeve. Për të 3 lëndët  e detyrueshme dhe ajo me zgjedhje, testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa. Do të jenë 60 pyetje në test. Pra, veç heqjes të temave që kanë mësuar në kushtet e shtëpisë online, testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj u janë hequr dhe ese. Na kapi pak befasishëm. Por koha do e tregojë nëse ka qenë mirë. Po në fakt kur e mendon letërsia pa pyetje me zhvillim është çuditshëm se ti për subjektivizmin vlerësohesh. Jemi qetësuar pak që na kanë hequr ato temat, por prape stres është

Edhe kohëzgjatja e provimeve nuk do të jetë më 2 orë e 30 minuta si në maturat e shkuara por 2 orë. Ministria e arsimit ka gjykuar se koha është e mjaftueshme pasi pyetjet me alternativa zhvillohen më shpejt se pyetjet me zhvillim, por maturantët stepen për këtë. Vjet kanë qenë  32 pyetje , gjysmat me zhvillim. Këtë vit janë dyfishuar gati e nuk e prisnim. Koha nuk e dimë a do të na dalë . Nuk duhet të ishte shkurtuar”

Ndërsa mërzinë të rinjtë e kanë për mbrëmjen e maturës. “Kishim menduar gjatë për mbrëmjen e maturës e kur e morëm vesh lajmin ishte trishtues…“Do të mbahemi mend në histori si matura pa diplomim, pa mbrëmje mature.. fatkeqësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME