Categories Lajme

‘Largohet nga kjo botë’ në moshë të re pedagogia shqiptare

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogia e njohur e departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë Ledina Karteri. Lajmi është konfirmuar nga Universiteti Europian i Tiranës, ku ajo ishte prej vitesh Doktore e Shkencave. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ata njoftojnë se Karteri vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka mundur dot ta përballojë. Karteri ka lënë pas bashkëshortin dhe edhe dy djemtë të vegjël.

Karriera e pasur e Ledina Karterit:

Me përvojë disavjecare në mësimdhënie në nivel universitar të lëndëve: Matje Elektronike, Komunikime Inxhinierike, Hyrje në Informatikë, Teoria e informacionit dhe kodeve, Fibrat Optike, Elektronika për Telekom, Përpunimi numerik i figurës, Sistemet Operative, Ëeb Design, Bazat e Informatikes, Komunikim te Dhenash, dhe asistente për lëndët Arkitektura Kompjuterike, Organizimi I Sistemeve Kompjuterike, Kontrolli Automatik, Telekomunikacionet, Sistemet e avancuara të Telekomunikacioneve, Multimedia, Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Sistemet operative në kohë reale, Automatizimi, “Algoritmikë”.

Ka qenë asistente IT në departamentin e të dhënave, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të “Posta Shqiptare”.   Ka qenë lektore në Universitetin Këidzyn, Poloni si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka qenë lektore në Universitetin e IT në Ëroclaë, Poloni sërisht si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ka publikuar artikuj shkencor në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si në Angli, Gjermani, Finlandë, Belgjikë, Ceki, Francë, Slloveni, Serbi, Bullgari, Indi, SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME