Categories Lajme

Lë gjithçka për tu kujdesur për nënën, 42-vjeçari: Kërkoj ndihmë nga shteti

Një 42-vjeçar në Tiranë ka lënë gjithçka për tu kujdesur për nënë e tij të sëmurë e cila prej 8 vitesh dergjet në shtrat. Ai tregon vështirësitë e jetesës, ndërsa apelon dhe për ndihmë pasi i vetëm pa punë nuk mund ta përballojë më. Kjo 84 vjeçare dergjet prej 8 vitesh në shtrat nga paraliza dhe tumori. I vetmi që kujdeset për të është i biri Taulant Hoxhallari, 42 vjeç, i cili është detyruar që të lërë punën prej 8 vitesh.

“Kam 8 vjet këtu, si murgu rri në manastir. Duhet ta ushqesh, ti japësh ilaçe, ta kthesh nga një anë në tjetrën se nuk lëviz dot.Merr 160 mijë lekë pension dhe do mbi 700 mijë lekë në muaj për ilaçe dhe ushqim”. Ai tregon se nuk ka pas asnjë mbështetje nga institucionet shtetërore. “Asnjë ndihmë nuk kam parë nga shteti. Ja kam dalë me forcat e mia, kam hyrë në borxh deri në grykë.” Teksa flet për vështirësitë me të cilat has, 42-vjeçari tregon se është në shtëpi me qira dhe deri tani ka arritur të mbijetojë me borxhe.

“Jam me qira prej 8 vitesh.” Apeli i 42 vjeçarit është për ndihmë nga bizneset por dhe qeveria, pasi pensioni i nënës së tij nuk mjafton as për ilaçe. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME