Categories Kulture

LE PETIT MARSEILLAIS (1916) / ESAT PASHA : “DËSHIROJ TË KTHEHEM NË SHQIPËRI SI NJË TURIST I THJESHTË…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Janar 2020

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të mërkurën e 1 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën e Esat Pashë Toptanit në lidhje me ndërhyrjen austriake në Shqipëri dhe dëshirën e tij për t’u kthyer në atdhe, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Paris, 29 shkurt. Esat Pasha, i intervistuar nga një prej kolegëve tanë, ka folur gjerësisht për situatën në Shqipëri :

Unë e shikoj të ardhmen me besim, tha ai, dhe besoj se pushtimi i përkohshëm dhe i pjesshëm i Shqipërisë nga austriakët do të çojë në një kolaps të madh për ta.

Në të vërtetë, ushtritë austriake veprojnë në një vend i cili nuk ofron burime natyrore dhe ku një mijë pengesa të paparashikuara mund të pengojnë operacionet e tyre. Nga ana tjetër, ato janë nën kërcënimin e përhershëm të ushtrisë së fuqishme italo-shqiptare që mund të dalë në kohën e duhur nga baza e Vlorës, me qëllim sulmin dhe ndaljen e trupave të gjeneralit Koevess.

Së shpejti do të shihni që do të ketë pakënaqësi të fortë në Shqipëri kundër austriakëve. Shumë nga bashkëqytetarët e mi që kanë dalë në krah të Austrisë do të pendohen pasi do të jenë nën sundimin e saj.

Italia kurrë nuk ka pasur ndonjë prirje për të pushtuar Shqipërinë; por unë doja të mbroja pavarësinë e Shqipërisë duke mbrojtur interesat e saj në të njëjtën kohë, duke mos lejuar që Austria të merrte nën kontroll Adriatikun. Nëse Austria ka qenë në gjendje të sigurojë përkohësisht mbështetjen e disa fiseve, kjo është për shkak se puna e saj e depërtimit daton prej shumë kohësh.

Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri me ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë italiane për të mbrojtur territorin kombëtar. Sidoqoftë, për momentin, nuk kam objektiva ushtarake për të ndjekur dhe do të udhëtoj në Shqipëri si një ‘turist i thjeshtë’.” Kjo fjalë e fundit u nënvizua me një buzëqeshje të hollë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME