Categories Kulture

Le temps (1916) / Esat Pasha i dhuroi 5.000 franga ushtrisë franceze

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me gjestin e Esat Pashë Toptanit për ushtrinë franceze, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar  Një gjest nga Esat Pasha;

Ne e dimë që Esat Pasha, president i qeverisë së Shqipërisë, kohët e fundit vizitoi frontin francez të ushtrisë …* dhe se ai mori pjesë në 7 Prill në paradën e një regjimenti dhe ceremoninë e dekorimeve që e shoqëruan atë.

Pas kësaj ngjarje, Esat Pasha i dërgoi letrën e mëposhtme komandantit të përgjithshëm të ushtrisë … * :

Gjenerali im,

Unë nuk do ta harroj kurrë spektaklin e shkëlqyeshëm, të cilin e ndoqa pranë jush kur, në këtë fushë të Champagne-s, ku rreh zemra e Francës, përpara flamujve të regjimenteve, në prani të trupave tuaja të bukura, ju, gjenerali im, me shpatën tuaj, bëtë anëtarë të Legjionit të Nderit këta ushtarë trima, të rreshtuar para jush, me fytyrat luftarake të cilat pasqyronin heroizmin e shpirtit të tyre. Ky kujtim është edhe më i ëmbël dhe më i shtrenjtë për mua që kur u bëra vëllai i tyre, pasi Presidenti i Republikës më bëri nderin të më jepte gradën e Oficerit të Madh të urdhërit tuaj kombëtar.

Duke menduar për ta, mendimi im i drejtohet edhe atyre që kanë dhënë jetën në nder të marrjes së këtij urdhri të lavdishëm, por edhe grave dhe jetimëve që i vajtojnë. Ndoshta midis familjarëve të legjionarëve në ushtrinë tuaj ka ndonjë vuajtje urgjente për t’u lehtësuar ? Prandaj, më lejoni, Gjeneral im, t’ju dërgoj 5.000 franga, duke kërkuar që të këshilloni zemrën tuaj për t’i shpërndarë ato.

Unë pashë në gjoksin tuaj shkëlqimin e këtij ylli që më krenon dhe më jep forcë, kjo është një lidhje më shumë midis jush, gjenerali im dhe tërësisë suaj të përkushtuar.

ESATI. Kështu, shuma e vënë në dispozicion të ushtrisë … * nga Esat Pasha do të ndahet në dhjetë pjesë nga pesëqind franga dhe do t’u shpërndahet atyre që e meritojnë më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME