Categories Politike

Lefter Maliqi zbulon detaje: Çfarë do ndodhte nëse Meta nuk anulonte 30 qershorin

Deputeti Lefter Maliqi i ftuar nga Sokol Balla u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa foli edhe për raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e Presidentit Meta mbi qëndrimet e tij për 30 qershorin. Ai tha se ky institucion nuk mund  të gjykojë pjesën e sigurisë kombëtare në vendin tonë.

Deputeti Maliqi i ftuar në “Real Story” në News 24, theksoi se nëse Meta nuk do shtynte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendi rrezikonte të shkonte drejt  përplasjes fizike nga jugu në veri.

“Sa i takon veprimeve të presidentit të Republikës unë po e nis me gjykimin në thonjëza për deklaratën e tij në Komisionit Hetimor, kam thënë se është një show. Ky është një show për të mbuluar zgjedhjet e 30 qershorit, për të mbuluar krimin e organizuar. Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale, por e vërteta duhet thënë sic duhet. Komisioni i Venecias nuk është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend. Jemi në dijeni të këtij informacioni. Presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve disa ditë i bëri thirrje maxhorancës për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Nëse nuk do ndodhte shtyrja e zgjedhjeve do të kishte konflikte fizike nga jugu në veri. Unë dua t’u them diçka të vërtetë: Jemi në një krizë  të madhe politike dhe ekonomike në vend. Kemi trafiqe ku kapen persona me oriz. Ne skemi Gjykatë të Lartë dhe  as Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë i ka me mijëra dosjet. Ata janë në luftë gjelash mes tyre, sepse e njohim mirë njërin-tjetrin. Kjo është një zhurmë e madhe dhe vendi ka nevojë për deputetë që zgjidhen nga populli. Kemi deputetë që nuk dinë të lexojnë.  Unë them se Meta është vetë i zoti për të dhënë deklaratën e duhur”-theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME