Categories Sport

Legjenda Pele: Kam shkuar me shumë gra, nuk e di sa fëmijë kam

Legjenda Pele është i sinqertë, teksa rrëfen në një dokumentar të publikuar në Netflix se nuk e di se sa fëmijë ka. Ish-futbollisti, i konsideruar nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, pranon se ka shkuar më shumë femra dhe një pjesë e marrëdhënieve kanë përfunduar me fëmijë.

“Me shumë sinqeritet e them që kam pasur shumë marrëdhënie, disa prej tyre rezultuan me fëmijë. Kam mësuar për ekzistencën e tyre shumë kohë më vonë”, rrëfen Pele, i cili lë të hapur mundësinë që të ketë edhe të tjerë fëmijë. Mes fëmijëve që Pele nuk njohu kurrë ishte edhe Sandra Machado, e cila në vitin 2006 vdiq nga kanceri.

Dhjetë vite më parë (1996) gjykata e kishte njohur atësinë e saj, pasi Pele kishte shkuar me shërbëtoren e tij, Anisia Machado.

Pesë nga fëmijët e Pele, Kelly (54 vjeç), Edinho (50 vjeç), Jennifer (42 vjeçe) dhe binjakët Joshua e Celeste (24 vjeç), lindën nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas. Vajza Flavia lindi më 1968 nga marrëdhënia që Pele kishte me gazetaren Lenita Kurtz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME