Kryeministri Rama është në një lidhje live në Facebook ku është shprehur se më 11 maji mund të lehtësohen disa masa.
Rama: Do të vazhdojmë të hapemi me shumë kujdes dhe në këtë drejtim dua të them se deri pas kësaj jave dhe në javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët, do të ballafaqohemi edhe me komitetin për hapen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe të korridoreve tokësore. Pra më 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel dhe sidoqoftë në javën e ardhshme do të duhet të shikojmë me kujdes të gjithë elementët që na duhen për të bërë një analizë të saktë. Nuk janë hapur fluturimet në tërësi, është normale që kur ka shumë kërkesa ka pak vende. Një pjesë e madhe mbeten të pakënaqur.