Categories Lajme

Leja për Safet Bajrin, media belge: Trajtim preferencial, ja kush e ruante në Shkodër

Pak ditë më parë ‘i forti’ i Shkodrës u lëjua të, merrte pjesë në cermoninë e varrimit të të atit.

Portali belg ‘Het Laatste Niews’ i ka kushtuar një shkrim lirimit të Safet Bajrit nga qelia për disa orë. Edhe pse ai shkoi në varrimin e babait, gazeta shkruan se Bajrin e ruanin njerëzit e tij.

Ja shkrimi i plote i mediave belge:

Safet Bajri, 34 vjeç, i dënuar me 22 vite në vendin tonë, është lejuar të dalë nga burgu në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të premten. Shqiptari- i njohur edhe me emrin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth 40 vrasje, prostitucion dhe trafik droge- u arrestua shtatorin e shkuar.

Sistemi i burgjeve në Shqipëri i dha top-kriminelit, që u dëbua ‘aksidentalisht’ nga vendi ynë duke përfunduar në listën e më të kërkuarve, një leje prej gjashtë orësh për të marrë pjesë në funeralin e babait me miratimin e prokurorisë.

“Në orën 10:20, Bajrin e morën nga burgu dhe e transferuan në apartamentin e tij në Shkodër për të ndryshuar rrobat,” raporton media shqiptare. “Më pas ai mori pjesë në ceremoni nën monitorimin e policisë dhe ekipit të tij të sigurisë”.

Pas kësaj, Bajri u rikthye në qelinë e tij, ku duhet të kryejë të paktën nëntë vite për ‘dënimin belg’.

Dhënia e lejes është pritur me dyshime në Shqipëri. “Ky trajtim preferencial tregon edhe njëherë sesa të ngushta janë lidhjet mes politikanëve dhe mafias, si në rastin e Bajrit,” thuhet. “Milicia e tij private ishte përgjegjëse për sigurinë e tij. Edhe sa kohë do duhet që ai të shkojë ku të dojë sërish nën maskimin e lejes ligjore?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME