Categories Lajme

Leje qëndrimi biometrike 5-vjeçare për shqiptarët e Kosovës

Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.

Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune. Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente.

Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 Nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa burokratike. Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimin.

Pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit, Shqipëria ka nisur të lëshojë Lejet e Qëndrimit biometrike për shtetasit e Kosovës që duan të jetojnë, punojnë apo studiojnë në vendin tonë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në zyrë dy të rinj nga Kosova, të cilëve iu dorëzoi kartat e para 5-vjeçare të rinovueshme pa afat. Ky dokument shumë më i sigurt dhe më cilësor në të gjithë elementët merret përmes një aplikimi të thjeshtë online dhe pa dokumente shtesë.

Sot kam kënaqësinë të jap dy kartat e para të Lejeve të Qëndrimit të dy shqiptarëve shtetas të Kosovës. Leje Qëndrimi 5- vjeçare që aplikohet për herë të parë në Shqipëri në bazë të ligjit të ri që kemi bërë për të lehtësuar pikërisht këtë proces edhe në bazë të marrëveshjes që bëmë me qeverinë e Kosovës, e cila gjithashtu ka filluar të aplikojë të njëjtin regjim përsa i takon dhënies së lejes së qëndrimit për shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë. Kam kënaqësinë sot t’i jap Aritës dhe Kushtrimit kartat biometrike, identike përsa i takon cilësive që kanë ID shqiptare, me të gjitha të dhënat personale të pasqyruara në të dy çipet e kartës”, shprehet ministri Çuçi.

Lejet e Qëndrimit biometrike janë gjithashtu edhe Leje Pune pa qenë nevoja që shqiptarët e Kosovës të marrin një dokument të dytë.

Ministri Çuçi solli rastin e Arita Berishës, vajzës nga Kosova e cila në përfundim të studimeve është punësuar në Tiranë në një kompani IT. Te dokumenti biometrik që ajo sapo kishte marrë është gjithashtu e përfshirë edhe leja e punës. Më parë Shqipëria lëshonte leje qëndrimi në format A4 pa elementë sigurie dhe që duhej rinovuar çdo vit.

Sot janë lehtësuar tërësisht procedurat për Leje Qëndrimi, me aplikim online dhe pa dokumente. Dëshmitar për këtë është vetë Kushtrimi që ka hequr kalvarin e shkuarjes nga njëra zyrë në tjetrën çdo një vit për të rinovuar Lejen e Qëndrimit”, tha ministri Çuçi duke iu referuar rastit të Kushtrim Reshitit, të riut nga Kosova i cili ka qenë student në Tiranë dhe në përfundim të studimeve ka nisur të punojë këtu. Lëshimi i Lejeve të Qëndrimit biometrike për shqiptarët e Shqipërisë ka nisur edhe në Kosovës. Të dy qeveritë nënshkruan marrëveshjen në mbledhjen e përbashkët të 26 Nëntorit që u mbajt në Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME