Categories Lajme

Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara në Rinas, pranga 53-vjeçarit nga Kameruni

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë goditur një rast të tentativës për të futur kartëmonedha të falsifikuara në vendin tonë.

Në pranga përfundoi një shtetas nga Kameruni, si dhe janë sekuestruar 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara, beri me dije policia e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do tentonte të hynte në Shqipëri, me sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lastra”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kamerunas J. N., 53 vjeç, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME