Categories Lajme

Lejuan prerjen e pemëve në Parkun e Prespës, ka pen 5 zyrtarë të administratës

Pese punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë jane vene ne pranga, nje po hetohet i lire dhe 4 shtetas të tjerë qe u kapen duke prere dru ne pyll po procedohen. Policia jep detajet e operacionit policor te koduar “Prespa”, bere nga DVP- Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 1 mujor.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)
  • V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)
  • E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)
  • A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
  • V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)
  • Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Ko

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME