Categories Lajme

Lejuan tubimet politike, gjobiten 2 pronarë lokalesh në Divjakë

Dy administratorë të lokaleve në Durrës janë ndëshkuar me gjobë për shkak se lejuan zhvillimin  e aktiviteteve politike në kundërshtim me aktin normativ duke shkelur masat e Covid. Mësohet se në këtë ambient janë organizuar takime elektorale nga përfaqësues të PD-së. Ndërsa policia ka gjobitur shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve.

Divjakë-Informacion Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e dy lokaleve që lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësues i një subjekti politik, në kundërshtim me Aktin Normativ, kishte organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor, përkatësisht me administratore shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Digjital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME