Categories Lajme

Masat e reja për 2 javë, ministrja Manastirliu zbulon se çfarë do të ndodhë (Video)

Duke nisur nga dita e enjte, në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid, që parashikojnë kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, mbylljen e bizneseve përgjatë këtij fashë orari, si dhe mësim online për shkollat e mesme në qarqet me risk të lartë.

Këto masa të prezantuara këtë të mërkurë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javë. Por çfarë do të ndodhë pas këtij dy javëshi. A rrezikojmë të shkojmë në masa më strikte në ditët në vijim, nëse numri i infektimeve nuk ulet? Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha gjithçka do të varet në zbatimin ose jo të këtyre masave përgjatë kësaj kohe.

“Masat do të qëndrojnë 14 ditë, këto dy javë do të jenë javë vendimtare dhe ndaj kërkohet nga të gjithë një sakrificë. Janë dy javë, kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh. Zbatimi i masave, të atyre që kemi patur dhe atyre që fillojnë nesër, duke filluar nga orari i kufizimit në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, nga kufizimi i bareve-restoranteve… Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme dhe mënyra sesi ne do të reagojmë në këto dy javë do të jenë përcaktuese nëse do të kemi një shtrëngim të mëtejshëm, apo do të kemi një lehtësim të tyre”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME