Categories Lajme

Shiu i rrëmbyeshëm në Berat, disa rrugë “në pushtetin e ujit”

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet.

I favorizuar edhe nga era e fortë,shiu ka depërtuar në rrugë,duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”,ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.

Reshjet e pandërprera të shiut kane shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet pasi siç shihet nga pamjet pusetat e ujërave të zeza kanë dalë jashtë përdorimit,duke e nxjerrë jashtë në rrugë ujin e prurë nga reshjet . Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë bëhet bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta,të cilat bëjnë që i gjithë uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit. Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave,në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

Ndërkohë situata vijon të jetë shqetësuese në qytete të ndryshme në vend.  Disa lagje në Vlorë janë nën ujë për shkak të përmbytjeve. Nga ana tjetër në Moglicë dy fshatra, dy fshatra Peshtan e Kodrës prej tre ditësh janë pa energji elektrike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME