Categories Lajme

Leka kërkon pronat në Mat/ Pasardhësi i mbretit Ahmet Zogu kërkon tokat e sekuestruara në 1945

Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për tokat e gjyshit, Ahmet Zogut

Duke i kujtuar trupës së Apelit se në 2012 gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, princ Leka këmbëngul shfuqizimin e një vendim i agjensisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu.

Familja mbretërore thuhet në padi e princ Leka 2 ka nisur procedurat ligjore për njohjen , kthimin dhe kompensimin e pronave.

Ajo ç’ka kërkohet  janë sipërfaqe me toka që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit  në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë dhe në qytetin e Burrelit.

Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar. Por paditësi Leka 2 Zogu i theksohet  gjykatës më tej është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të të ndjerit Leka 1 Zogu dhe Suzanës dhe ndaj njohja dhe kompensimi i tyre duhet ti kalojë gjysësisht 41-vjeçarit.

Bëhet fjalë jo vetëm për toka bujqësore por edhe pyje si dhe troje në katër fshatra dhe në qytetin  Burrelit , që i përkasin si njësi administrative Matit.

Në 1945 komiteti ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut të Parë dhe  midis të cilave edhe tokat kaluan në përdorim nga shteti. Më herët princ Leka fitoi në gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit , vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME