Categories Lajme

Lekë pse po vaksinohen në ‘Air Albania’? Braçe thumbon kreun e FSHF-së: Përsëri Tirja, filloj kënga Dum pare, Dum pare

Pas ardhjes së vaksinës Pfizer më 11 janar në Shqipëri, qeveria vendosi të kthej stadiumin “Air Albania” në një qendër spitalore për të vaksinuar mjekët dhe infermierët dhe më pas pjesa tjetër që do shihet me prioritet nga autoritetet.  Mësohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pa arritur një marrëveshje me FSHF për stadiumin, ka nisur vaksinimin.

Deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes qeverisë dhe FSF për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes së stadiumit, ndërkohë që  këta të fundit u kërkojnë autoriteteve që të paguajë qiranë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për shifrat e larta, sikurse kur organizohen ndeshjet e futbollit.

Pas deklaratave të shumta nëpër media nga përfaqësuesit e FSHF k ardhur edhe reagimi i zv.Kryeministri Erion Braçen, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i drejtohet kreut të FSHS duke e cilësuar si “Tirja” i cili po kërkon nga qeveria lekë për Stadiumin.

Reagimi i Erion Braçes në “Instagram.

“OOOOO ZOOOOOT! PERSERI TIRJA; LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!

Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjelle qeveria vaksinën! Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: DUM PARE, DUM PARE”, theksoi Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME