Categories Lajme

Lëkundje sizmike të fuqishme në Korçë

Një tërmet i fortë ka rënë pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë dhe një thellësi rreth 11 kilometra. Mësohet se tërmeti ka rënë rreth orës 16:21.

Ndërkohë që ka qenë rreth 10 kilometra larg nga Bilishti dhe 11 kilometra larg nga Korçës.

Siç raportohet nga Korça, tërmeti është ndjerë i fuqishëm në qytet dhe në zonat përreth, madje dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ende nuk dihet sa dëme ka shkaktuar tërmeti.

 

Ndërkaq mësohet se pas tërmetit të fuqishëm 4.4 ballë, qyteti vetëm pak minuta më vonë është tronditur nga një tjetër tërmet 3.4 ballë. Tërmeti i dytë ka rënë vetëm 7 minuta pas tërmetit të parë. Ai ka qenë veëm 6 kilometra larg Bilishtit dhe 16 kilometra larg Korçës.

 

Paniku ka përfshirë menjëherë banorët e Korçës që braktisën shtëpitë dhe apartamentet nga frika e përsëritjes të lëkundjeve.

Tërmeti i regjistruar pasditen e 31 korrikut ishte thuajse me atë fuqi goditëse sa ai i 1 qershorit që shkaktoi dëme materiale në fshatrat Floq, Qafzes dhe Vidohovë të rajonit juglindor. Sipas Insitutit Sizmiilogjik, tërmetet kanë qënë të vazhdueshme nga fillimi i qershorit në Qarkun Korçë, ku janë regjistruar mbi 2400 të tilla në një periudhë 2 mujore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME