Categories Sport

Lenjani mes më të mirëve, kandidat për të fituar çmimin e golit më të bukur të vitit

Emir Lenjani ka lënë pas një vit shumë të mirë në aspektin personal sa i përket Sionit, aty ku është kthyer në protagonist duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke ndihmuar skuadrën me asiste. Në vitin 2019, Lenjani ka provuar pozicione të ndryshme në fushë dhe thuajse në të gjitha ka shkëlqyer. Golat e bukur nuk i kanë munguar dhe i tillë është ai që ka shënuar në kampionat dhe është përzgjedhur mes më të bukurve.

Goli i shënuar nga futbollisti i kombëtares është bërë pjesë e konkursit për golin më të bukur të vitit të shënuar në kampionatin zviceran dhe në fakt është një gol i denjë për të marrë pjesë. Një goditje e fuqishme nga distanca, u ndal vetëm në rrjetën e portierit pa mundur të bënte asgjë. Vetë Lenjani ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve në profilin e tij në “Facebook” për të votuar për të, në mënyrë që të triumfojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME