Categories Bota

Lepuri i braktisur në Londër së bashku me ariun prej pellushi bëhen yll në web

Është braktisur në mes të të ftohtit në një rrugë në Londër, i mbyllur në një kuti së bashku me një ariun prej pelushi. Pasi është gjetur nga një burrë ky lepur tani është në një vend të sigurt dhe i gjithë web-i është mobilizuar për të. Ky lepurush gri, të cilin vullnetarët e RSPCA, shoqatës në mbrojtje të kafshëve të Anglisë dhe Galles i kanë vënë emrin Nigel, në rrjetet sociale shumë njerëz kanë kërkuar ta adoptojnë.

Personi që ka dhënë alarmin ishte një kalimtar, që ka dalluar kutinë dhe teksa e hapte ka gjetur lepurin. Burri ka lajmëruar vullnetarët e shoqatës, të cilët kanë marrë kafshën dhe së bashku me të edhe kukullën prej pelushi, të cilën lepurushi se lëshonte, si të ishte i vetmi mik që i kishte mbetur, pas braktisjes.

Kështu të dy, janë vendosur në një vend në Kent, ku lepuri është vizituar dhe tani është në kushte të mira shëndetësore. Kur RSPCA ka publikuar në rrjetet sociale rastin e Nigel, historia është ndarë nga qindra përdorues të web. Shumë prej tyre kanë kërkuar ta adoptojnë kafshën e butë. Nëse brenda disa javësh pronarët e Nigel nuk do kthehen ta marrin, lepuri do të adoptohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME