Categories Lajme

Leskaj: KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve, Rama dhe sekti i tij mund ta pengojë për pak, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për zgjedhjet

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u ngrit si një organ që duhet të garantonte të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Ky mision po zhbëhet çdo ditë nga 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste, të cilët po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

Pas Gjirokastrës dhe Beratit, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS refuzuan t’u kërkojnë institucioneve shtetërore provat zyrtare të blerjes së zgjedhjeve përmes shtetit dhe krimit edhe në qarkun e Vlorës. KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Himarës, Selenicë, Konispolit, sepse antarët e KAS-it duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga sekti Rama.

Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u defurmua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i drejtuesve të disa institucioneve për blerjen e votave përmes përdorimit të resurseve publike, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Duke refuzuar të marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por ne e dimë se sekti Rama ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të qytetarëve vlonjatë dhe shqiptarëve.

Sot e kësaj dite, KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta: Pse refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkisë dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale, përdorimin e paligjshëm të burimeve publike? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës. Për të bërë transparencë duhet vullnet dhe kurajo, për të zbatuar ligjin dhe jo urdhrat e regjimit Rama. Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vertetën dhe nuk do të bëjnë drejtesi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët! Rama dhe sekti i tij mund ta pengojë për pak, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME