Categories Lajme

Letra/ Bashkëshortja e 35-vjeçarit, kishte tentuar disa herë vetëvrasjen: Po ju lë amanet fëmijët. Nuk e duroj dot këtë stres!

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 nga gazetarja Nisida Tufa, foli për ngjarjen në kryeqytet, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe fëmijët e mitur.

Gazetarja Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Jetnor Zhabolit ku ndër të tjera shkuan se “Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”.

Ndërsa i drejtohej prindërve duke u thënë se “Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”.

Pjesë nga intervista:

Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.

Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?

Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se  nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME