Categories Lajme

Lëvizja Demokratike e Gruas, aktivitet sensibilizues kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit, Lëvizja Demokratike e Gruas zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një aktivitet sensibilizues në dobi të grave shqiptare.

Albana Vokshi: Do mundohemi që të mbushim çdo hapësirë të lënë nga institucionet shtetërore në luftën për jetën. Në luftën për shëndetin ka vend për të gjithë. Ndaj edhe mesazhi im për ju është që gjithkush që ka mundësi të mundohet të sensibilizojë, sepse parandalimi është fjala kyçe, parandalimi është shpëtimi i jetës së grave. Paneli ishte i përbërë nga personalitete të fushës së mjekësisë dhe jetës publike. Moderatorja e emisionit “Boom”, Fjori Dardha, foli pa dorashka për historinë e kancerit të gjirit në familjen e saj.

Fjori Dardha: Është vërtet jo vetëm për personin që është i prekur nga kanceri i gjirit, por edhe për familjen. Për fatin tim të keq, unë me këtë sëmundje jam njohur nëpërmjet mamasë sime. Kur sëmuret nena në shtëpi duket sikur sëmuret gjithë familja.Me premtimin se aktivitete të tilla do të mbahen përgjatë 12 muajve të vitit, Lëvizja Demokratike e Gruas premton seriozitet në mbështetjen e luftës kundra kancerit të gjirit dhe atyre grave të cilat u kanë mbijetuar betejës së vështirë me sëmundjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME