Categories Lajme

Lëvizja e çmimeve, Gjiknuri: Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve

“Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së re 9-vjeçare “Beqir Sade” të Njësisë Mollas në bashkinë Cërrik.

Duke u ndalur tek situata ekonomike, Gjiknuri nënvizoi se qeveria po merr të gjithë masat e nevojshme për kontrollin e çmimeve për të eliminuar abuzimet.

“Ju e keni parë situatën, janë rritur çmimet për shkak të krizës ndërkombëtare shkaktuar nga lufta. Kryeministri ka filluar të marrë masa edhe për kontrollin e çmimeve të karburanteve. Mund të ketë dhe abuzime, megjithëse çmimet janë rritur edhe në bursë. Është një situatë e vështirë, por Edi Rama e ka treguar veten edhe në krizat e tjera të cilat i ka përballuar”, tha ai.

Drejtuesi politik për qarkun Elbasan shprehu bindjen se shumë shpejt do të stabilizohen edhe çmimet, ndërsa garantoi për mbështetjen e qeverisë për qytetarët. “Unë e kam takuar këto ditë Kryeministrin. Jam i bindur që do bëjë më të mirën me të gjitha mundësitë që ka shteti shqiptar. Shpresojmë që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt që të stabilizohen përsëri çmimet. Qeveria do bëjë gjithçka që ka në dorën e saj për t’ju ardhur në ndihmë”, deklaroi Gjiknuri.

Shkolla 9-vjeçare “Beqir Sade” në fshatin Selit të Njësisë Mollas pritet të hapë dyert për të mirëpritur nxënësit pas rikonstruksionit të plotë nga Bashkia e Cërrikut. Godina e amortizuar, po transformohet tërësisht në një shkollë model për edukimin e nxënësve. Rikonstruksioni përfshin edhe kopshtin, palestrën dhe terrene të reja sportive për 170 nxënësit e kësaj shkolle.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME