Kryetari i qytetit të Lviv në Ukrainë, ka bërë sërish thirrje që të mbyllet hapësira ajrore për të parandaluar sulmet ruse. Ai gjithashtu la kërkuar edhe ndihmë ushtarake.
“Lviv sot është një qendër e madhe e refugjatëve të luftës, më shumë se 200,000 njerëz vijnë në Lviv dhe detyra ime është t’i mbështes dhe të bëj maksimumin”, ka thënë ai.
Gjithashtu Andriy Sadovyi, i ka drejtuar edhe një mesazh NATO-s: Ne kemi nevojë të mbyllen hapësirat ajrore, kemi nevojë për pajisje ushtarake sot, jo nesër. Nesër raketa ruse përfundon në Bashkimin Europian”, ka thënë ai.

