Categories Politike

Lëvizja “joshëse” e Greqisë për investitorët e huaj: Sjell taksën e sheshtë prej 100 mijë eurosh

Greqia po kërkon të tërheqë investitorë të pasur duke futur një tarifë të taksës së sheshtë prej 100 mijë eurosh për individë të kualifikuar që janë të gatshëm të zhvendosin vendbanimin e tyre në vend.

Qeveria, e cila ka kërkuar mënyra të reja për të rritur zhvillimin ekonomik të vendit që kur mori detyrën në korrik, pritet të njoftojë kornizën e re, të njohur si non-dom, të enjten.

Ky program është pjesë e një reforme më të madhe tatimore e cila gjithashtu përfshin norma më të ulëta për bizneset dhe familjet dhe një taksë të njëanshme prej 15% në opsionet e aksioneve.

Administrata e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis po synon rritje prej 2.8% për vitin e ardhshëm, një nivel të cilin kreditorët dhe institucionet e tjera e kanë konsideruar shumë optimist.

Qeveria ka zhbllokuar planin e flamurit Hellinikon, i cili parashikon shndërrimin e një zone aeroporti të pashfrytëzuar në një projekt të pasurive të patundshme, duke i dhënë lejen për këtë Eldorado Gold Corporation.

Megjithatë, të dhënat e kapitalit fiks të Greqisë mbeten të ulëta në krahasim me nivelet para krizës.

Sfida kryesore për momentin është tërheqja e investimeve që krijojnë vende pune, duke pasur parasysh që investimet në kapitale fikse qëndronin në 20.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto para krizës së borxhit të vendit, qeveria tani projekton 13.1% të PBB-së për vitin 2020.

Sipas planit të ri, investitorët që vendosin të zhvendosin vendbanimin në Greqi do të paguajnë taksën e sheshtë 100 mijë euro plus 20 mijë euro për secilin anëtar të familjes. Atyre do t’u kërkohet të qëndrojnë brenda vendit të paktën 183 ditë në vit, bën më dije një zyrtar i brendshëm i qeverisë. Gjithashtu sipas këtij projektligji individëve që do të zgjedhin të jetojnë në Greqi do t’u kërkohet të investojnë 500 mijë euro në ekonominë kombëtare për tre vitet e para si banorë. Programi do të zgjasë 15 vjet.

Investitorët që vendosin 1.5 milion euro në aktivet greke do të shohin që taksa e tyre e sheshtë do të reduktohet për gjysmë; investimet prej 3 milion eurosh do ta ulin barrën në 25 mijë euro.

Plani i opsionit ka për qëllim nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, uljen e taksave në nivelin e menaxhimit senior dhe stimulimin e zhvendosjes për të jetuar në Greqi ndërsa synon të frenojë kështu edhe ikjen e ‘trurit’ vendas. Projektligji pritet të votohet deri në fund të nëntorit. (Bloomberg)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME