Categories Lajme

Lëvizja pa kushte drejt Greqisë, qyetarët dynden drejt Kapshticës, shifër rekord udhëtarësh

Rriten hyrje-daljet në pikën kufitare të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 2.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar kështu numrin më të lartë të lëvizjeve në këto shtatë muajt e fundit.

Të njëjtat burime thanë se nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë gjatë orëve të fundit kanë hyrë 1.247 dhe kanë dalë 814 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Nga ana tjetër në Qafë-Thanë vijon të jetë i lartë fluksi i levizjeve në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut. Fluks ky që ka qenë i lartë në hyrje dhe në dalje.

Nga pika kufitare e Qafë Thanës bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Maqdonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4.604, numër ky më i larti i regjistruar që nga fillimi i masave kufizuese dhe kanë dalë 3.427 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për të përballuar fluksin në rritje në Kapshticë punohet me kater sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa në Qafë Thanë me tetë sportele. Nëse në Kapshticë puna ka vijuar normalisht, në Qafë Thanë herë pas here ka pasur probleme me sistemin kompjuterik duke shkaktuar edhe radhë të gjata në hyrje dhe dalje kryesisht në orët  paradites.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME