Categories Lajme

Lëvizte me armë zjarri me fishek, arrestohet 44-vjeçari i dehur

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last trip”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person po drejtonte mjetin, nën efektin e alkoolit dhe kishte armë zjarri me vete, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Last trip”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, i cili pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.93 mg/l.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë me fishek në fole, si dhe disa fishekë të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME