Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka treguar se ka raporte të mira me moderatoren Einxhel Shkira. Duket se marrëdhënia mes tyre ndryshoi, në kohën që Trixa ishte e lidhur me Donaldin, pasi ky i fundit ka pasur disa debate me Einxhel.
Por pas ndarjes së Veshajt me këngëtaren, duket se vajzat janë afruar sërish. Madje, në foton e fundit, të cilën e ka publikuar Einxhel,
me një dedikim për të dashurin e saj, dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës. “Hej, engjëll”, ka shkruar këngëtarja, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me simbole të zemrës.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm 24 orë pas mbylljes së aventurës në Big Brother VIP. Kush e priste kështu? Mbase askush, por ndodhi.
Romanca që nisi brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri nuk e pati të gjatë dhe këngëtarja i doli kundër aktorit vlonjat, duke e cilësuar historinë e tyre të rreme.
Spekulimet nisën pasi ata nuk u panë bashkë në festën e organizuar nga Top Channel te Plaza. Pas lajmeve të ndryshme në media, këngëtarja konfirmoi ndarjen. Ajo më pas e hoqi Donaldin nga Instagrami, ashtu si edhe vëllain e tij Romeo. Ndërsa fansat e tyre mendonin se do të kishte një ribashkim, ishte Donaldi që bëri të njëjtin veprim.
