Categories Lajme

Lëvizte me skaf në zonën e ndaluar, gjobitet me 1 milion lekë 49-vjeçari në Sarandë

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj.

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Bllokohet gjatë ditës së sotme një tjetër mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Po gjatë ditës së sotme, kanë vijuar kontrollet të cilat nuk kanë vetëm si qëllim ndëshkimin e mjeteve lundruese, të cilët konstatohen në shkelje por dhe keshillimin e pushuesve, si në rastin e një shtetasi i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur “Centrale”, Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese. Ky shtetas u rikthye në zonën e kufizuar për pushuesit.

Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional. /abc

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME