Categories Lajme

Lëvizte me thikë me vete, arrestohet i riu në Korçë

Qarkullonte me armë të ftohta me vete, vihet në pranga 19-vjeçari dhe i sekuestrohen një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. T., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar 19-vjeçarit, në lagjen nr. 12, Korçë, në ambientet e një lokali, i gjetën një mjet prerës (thikë) dhe 2 përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME