Categories Lajme

Lezhë, arrestohen 2 persona

Lezhë , Vijon operacioni “Fati i lojërave”.  Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 administratorë subjektesh.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike për lojëra fati, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Lezhë kanë konstatuar në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, 2 subjekte (lokale) ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të administratorëve të subjekteve, shtetasve: Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër Policia e Lezhës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME