Categories Lajme

Lezhë, i ndau të motrën, 32-vjeçari përplas për vd*kje ish-dhëndrin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit, ku një makinë që drejtohej nga shtetasi A.K 32 vjeç ka përplasur shtetasin  Ylli Menën që po lëvizte me biçikletë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

“Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre”. Mësohet se viktima kishte për nuse motrën e autorit dhe ishin ndarë pak kohë më parë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes krushqive.

Shtetasi i dëmtuar Ylli Mena ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME