Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ku një mjet ka përplasur një 27-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë buzë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa 27-vjeçari i aksidentuar është Y.M i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë ët shkaqeve që çuan në këtë aksident.