Categories Lajme

Lezhë / Mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, identifikohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit socialist

Policia ka shpallur në kërkim 3 të rinj të cilët u futën në një lokal në Lezhë të ar matosur, pasi kishin një konlikt me pronarin e lokalit. Pas kontrollit të klientëve ato dolën lirisht. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në k është shpallur edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahaman Rrajës.

‘Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në fshatin Zejmen, Lezhë, ku hynë 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të ar matosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, a rmëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konf likti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim k rimi”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vr asja” e mbetur në tentativë, “Ar mëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.’- njofton policia. Vijon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME