Categories Lajme

Lezhë, Nano prezanton drejtorin e ri dhe u bën ‘ultimatum’ punonjësve të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri. Nga ky operacion deri tani janë arrestuar 20 persona mes tyre disa efektivë të policisë së Lezhës.

Më herët u bë me dije se mes të arrestuarëve janë disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, të cilët janë implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

8 prej të arrestuarëve janë policisë ku në bazë të hetimeve, SPAK ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale dhe sot ka urdhëruar arrestimin.

Nano deklaroi se toleranca ndaj kultivimit te bimeve narkotike do te jete 0 dhe se me drejtorin e ri do te angazhohen maksimalisht per kete sfide.

Drejtor Nano: “Lu fta pa kompromis ndaj grupeve k riminale dhe toleranca zero ndaj k ultivimit të bi mëve n arkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me k rimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME