Categories Lajme

Lezhë-Po furnizonin mjetin me gaz, shpërthen bombola/ 5 të plagosur nga një familje, mes tyre dy të mitura! Rëndë 2 persona

7 persona të plagosur është bilanci zyrtar nga shpërthimi i një bombole në një karburant në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:10, ku një makinë është ndalur në karburant, për t’u furnizuar me gaz dhe në këtë momente ka shpërthyer bombola. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, nga një familje, mes tyre edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeç, si dhe dy punonjësit e karburantit.

Konkretisht kanë marrë lëndime për shkak të shpërthimit, Bardhok Bushati 36 vjeç, Altin Bushati, 33 vjeç, Donika Bushati, 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjësit N.P. vjeç 40 dhe P.L.. Mësohet se dy nga të plagosurit, përkatësisht punonjësi N.P. dhe shoferi Bardhok Bushati ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, nga ku siç raporton gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, janë në gjendje të rëndë.

Nga shpërthimi, i cili ka qenë i përmasave të mëdha, janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Shqiptarja.com sjell foto nga vendngjarja, një ditë pas shpërthimit, ku mund të vihet re edhe makina e dëmtuar në pjesën e përparme të saj, ku mendohet të ketë qenë i plagosuri që ka marrë dëmtime në fytyrë.

1566713067_gsgsg.jpeg

Foto nga vendi i ngjarjes, një ditë pas shpërthimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME