Categories Lajme

Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti

17-vjeçari Florian Përvathi e kishte ne koke prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen. Referuar raportit të policisë i cili tashmë i është përcjellë prokurorisë, rezulton se 17-vjeçari Florian Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me a rmë.

Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aty gjetën të v rarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Pasi blutë konstatuan çfarë kishte ndodhur, prangosen menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndron tashmë që prej ditës së hënë. Këtë të mërkurë prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesen për masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale vrasja me paramendim dhe armbajtje pa leje.

Kujtojme se 17-vjeçari Florian Përvathi ekzekutoi të hënës më armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte v rarë babanë, Gjon Përvathi në vitin 2009.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME