Mënyra më e mirë për të kaluar ndarjen nga ish e dashura, kur kjo e fundit ka vazhduar jetën e saj, është ta vazhdosh dhe ti. Këtë gjë ka bërë edhe Liam Hemsworth, i cili është parë i kapur për dore me një bionde.
Në fotografitë ekskluzive të TMZ, Liam shihet duke shëtitur në rrugët e New Yorkut e duke konsumuar ushqim dhe pije në një lokal me një vajzë misterioze. Nuk mund të thuhet që biondja është identike me Miley Cyrus, por ngjashmëria është e dukshme.
Nga ana tjetër, Miley Cyrus është në një marrëdhënie me këngëtarin australian Cody Simpson, i cili po e ndihmon të marrë veten nga operacioni.
Çifti Hemsworth dhe Cyrus u nda në Gusht dhe ai menjëherë bëri kërkesën për divorc. Ndarja e tyre u bë mjaft pakëndshme, por mesa duket tanimë të dy kanë vazhduar jetën e tyre.


