Categories Lajme

Liberalizimi i vizave me Kosovën, Rama i prerë: Ky është tùrpi i BE-së, e kanë marrë vendin ‘pèng’

Edi Rama ka folur pa nota diplomacie në lidhje me vonesat në liberalizimin e vizave të BE-së me Kosovën.

“Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave, thjesht është tùrp për BE. Një tùrp i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm. Jo se Kosova nuk ka bërë detyrat por sepse Kosova është marrë pèng i dinamikave të brendshme nga vendet e BE. Kosova duhet të presë të përfundojnë zgjedhjet në një vend dhe të shohë si mbyllen ato. Më pas të shohë se kush ka zgjedhje të brendshme”, tha Rama.

Gjithashtu Rama u shpreh se dhe vendi ynë së bashku me Maqedoninë janë viktimë e këtyre politikave të brendshme të BE-së:

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash. Dhe rajoni e paguan në terësi. Ja pse jam i bindur që bashkëpunimi rajonal është valvul e rëndësishme shkarkimi sa i përket prèsionit të madh për tregjet e vogla që ne jemi. Integrimi i tregjeve në rajon, nuk sjell asgjë të kèqe dhe për përfundimin e çështjes themelore; njohjen e Kosovës nga Serbia”.

Ndërkohë që ndryshe nga Rama, Hoti i ka zbutur tonet me BE-në, duke thënë se detyra e tyre është që të zbatojnë të gjitha kushtet e vëna nga Unioni.

“Në fillim të madatit tonë qeverisës na është dashur të marrim vendime jopopuliste por që duhet të jepnim sinjale si qeveri që jemi të gatshëm për paqe në rajon dhe për marrëveshje finale me fqinjin tonë verior. Siç e tha dhe kryeministri Rama ne mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Por të mos e shajmë shumë BE por të mbajmë të plotësuara listën e kushteve,”, u shpreh Hoti në fjalën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME