Categories Kulture

Librat e Kadaresë të përkthyera në 45 gjuhë: Lexoni 6 fakte për ‘nobelistin’ shqiptar

FOTO: Kadare në 2016 kur u nderua me ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, dekorata më e lartë që jepet në Francë për figurat e shquara publike, e krijuar nga Napoleon Bonaparti 1804. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare edhe njëherë dështoi për të marr çmimin Nobel për Letërsi, kjo pasi iu dha Peter Handke, që me vite ka përkrahur regjimin e Milloshevicit.

Gjithsesi Kadare për shqiptarët e shumë miliona lexues nga bota mbetet i preferuar me librat e tij, duke qenë të përkthyera në 45 gjuhë të botës.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte për Kadarenë:

  1. Eksiston një fondacion në Francë me emrin “Mapo”, që jep çmimin “Kadare” për letërsi.
  2. Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, titull që jepet vetëm për figurat e shquara botërore.
  3. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea . Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve i janë mohuar liritë themelore.
  4. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”e bëri të njohur atë në botë.
  5. Kadare ka shënuar një numër rekord të përkthimeve me veprat e tij, në mbi 45 gjuhë të huaja.
  6. Kadare ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Dritëro Agolli në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME